Home Lifestyle I propozon të fejuarës 30 herë, ajo nuk e vë re asnjëherë
I propozon të fejuarës 30 herë, ajo nuk e vë re asnjëherë
0

I propozon të fejuarës 30 herë, ajo nuk e vë re asnjëherë

0
0

Një burrë në Kanada ka vendosur ti propozojë të fejuarës së tij për martesë, por përpara se ta bëjë dukshëm një gjë të tillë vendosi të provojë çdo ditë për një muaj rrjesht në mënyrë indirekte.

Ai rrëfen se si e ka mbajtur unazën prapa krahëve, e ka vendosur në dollap, e ka lënë në divan, në një kuti mbi tavolinë e shumë vende të tjera ku të dashurës së tij mund ti shkonin sytë, por ajo nuk e vuri re asnjëherë.

23 vjeçari Colton Valters tha se do t’ja bënte propozimin të dashurës sapo ajo ta vinte re unazën, por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu, pasi pas 30 ditësh ai dorëzohet dhe ja bën të dukshëm propozimin klasik për martesë duke ju ulur në gjunjë në një moment kur ishin së bashku.

Vajza është emocionuar nga ky moment, por sigurisht që ka qeshur pa fund kur ka marrë vesh gjithë tentativat e të fejuarit për ti rënë në sy.

Link: https://metro.co.uk/2019/10/01/boyfriend-proposes-to-girlfriend-30-times-in-six-weeks-without-her-realising-10838452/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-wearing-blue-dress-shirt-proposing-2536597/