Home ShowBiz Marina u kthye në ekran, por ja çfarë thotë Geti pas spektaklit
Marina u kthye në ekran, por ja çfarë thotë Geti pas spektaklit
0

Marina u kthye në ekran, por ja çfarë thotë Geti pas spektaklit

0
0

Marina Vjollca u rishfaq sërish në ekran pas 2 vitesh mungesë me spektaklin “Klanifornia Show”.

Moderatorja këtë herë ka marrë përsipër drejtimin e një spektakli humori në të cilin aktorët e “Duplex”, rikthehen sërish në skenë, këtë herë me një koncept të ri.

Spektakli nisi të shtunën dhe pati një shikueshmëri rekord nga fansa e miq të moderatores të cilët mezi e kanë pritur rikthimin e saj në ekran.

Por çfarë mendon Geti për Marinën dhe natën e parë të spektaklit?

Në fakt ai është shprehur krenar dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Marina shkëlqeu në puntatën e parë.

Këngëtari ka shpërndarë një foto në instagramin e tij ku shfaqet Marina dhe Majk një prej të ftuarve në spektakël, ndërsa shkruan se ndihet krenar për Marinën dhe faktin që e kaloi me sukses rikthimin në ekran.

“Klanifornia Show” është një spektakël humori i cili do të transmentohet çdo të shtunë rreth orës 21:00 në ekranin e “Tv Klan”.

https://www.instagram.com/p/B3QBrG-HF9y/

Link: https://www.instagram.com/p/B3QBrG-HF9y/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B19ZC-PHdVl/