Home ShowBiz 25 vjetori i veçantë i Irës, Gazi dhe miqtë super surprizë për ditëlindje
25 vjetori i veçantë i Irës, Gazi dhe miqtë super surprizë për ditëlindje
0

25 vjetori i veçantë i Irës, Gazi dhe miqtë super surprizë për ditëlindje

0
0

Bashkëshortja e Gaz Pajës ka festuar në një party krejt të veçantë 25 vjetorin e lindjes.

Ira ka publikuar në instagramin e saj disa video e foto nga festa surprizë ku të bie në sy një super ambjent i dekoruar në mënyrë mjaft të veçantë.

Ira shfaqet me një fustan të gjatë ndërsa vihet re barku i rrumbullakosur.

Në videon e parë ajo është duke zbritur shkallët të cilat janë të gjitha të mbuluara nga tullumbacat, ndërsa në fund të tyre shfaqen dy krahë ëngjëlli.

Në këtë festë mbizotëronte ngjyra bojëqiell dhe blu, madje edhe torta ishte në atë ngjyrë, ndërsa në murin përballë tortës ishte shkruar me gërma me ngjyrë ari: “Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ëngjëll”

Ira është ndier mjaft e suprizuar dhe e lumtur njëkohësisht me këtë super surprizë.

Në disa video të shpërndara në instagram ajo shfaqet ndërsa kërcen me bashkëshortin dhe të dy duken shumë të dashuruar.

Ira dhe Gazi do të bëhen prindër të një fëmijë shumë shpejt.

Link: https://www.instagram.com/iraseferi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByTStg3AUPU/