Home Aktualitet Mos guxoni të tradhëtoni, del në treg dysheku që ju nxjerr bojën
Mos guxoni të tradhëtoni, del në treg dysheku që ju nxjerr bojën
0

Mos guxoni të tradhëtoni, del në treg dysheku që ju nxjerr bojën

0
0

Nëse doni që tradhëtinë e partnerit ta mësoni në kohë rekord atëherë do t’ju nevojitet ky dyshek i veçantë.

Ekspertët kanë hedhur në treg dyshekun e parë që kur vë re diçka të dyshimtë në sipërfaqen e tij, do t’ju dërgojë një sinjal në smartphone.

Kështu nëse nuk jeni në shtëpi, por dikush tjetër është aty së bashku me partnerin tuaj, tashmë do ta keni shumë të lehtë për ta verifikuar e madje në kohë reale.

Ky dyshek është shpikur nga një kompani spanjolle që prodhon dyshekë, duke u nisur nga fakti që spanjollët janë populli më tradhëtar në të gjithë Evropën.

Dysheku ka një sistem gjurmimi me 24 sensorë me ultratinguj të cilat sinjalizojnë në momentin ku ka një presion jo normal në të.

Në pamje të parë ky është një dyshek krejt normal e madje edhe i rehatshëm, por brenda tij  përbën një sistem të tërë teknologjie të lartë që siguron zbulimin e tradhëtisë bashkëshortore.

Në Spanjë dysheku ka patur shitje rekord e madje është bërë trend edhe në disa vende të tjera të Evropës.

Link: https://www.thesun.co.uk/living/1197317/will-this-make-you-sleep-easier-this-is-the-worlds-first-ever-mattress-that-can-tell-if-your-partners-cheating-on-you/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photography-of-bedroom-1034584/