Home ShowBiz Aktori hedh pas krahëve divorcin, tani në një lidhje të re me super modelen
Aktori hedh pas krahëve divorcin, tani në një lidhje të re me super modelen
0

Aktori hedh pas krahëve divorcin, tani në një lidhje të re me super modelen

0
0

Ndarja e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus nuk kaloi pa bërë bujë në media, kjo për shkak të skandaleve që pasuan kryesisht nga ana e këngëtares.

Miley u shfaq direkt pas divorcit duke u puthur me të dashurën e re në Capri të Italisë, por lidhja nuk zgjati më shumë se dy muaj.

Së fundmi është parë duke puthur shokun e saj të ngushtë Cody Simpson, ndërsa Liam gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar në heshtje, por tashmë ka vendosur të ecë përpara.

Ai është shfaqur nën shoqërinë e modeles dhe aktores se famshme australiane Maddison Brown duke u kapur përdore.

Aktori dhe modelja 22 vjeçare duket se tashmë kanë hedhur një hap më shumë në marrëdhënien mes tyre, pasi janë parë gjithnjë e më shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa së fundmi shfaqen edhe më të afërt duke shtrënguar duart.

Nuk e dimë si do ta presë këngëtarja një gjë të tillë, duke pasur parasysh faktin që modelja është  një bukuroshe e vërtetë dhe shkon kaq shumë me Liam.

Link: https://radaronline.com/exclusives/2019/10/liam-hemsworth-holds-hands-new-girlfriend-maddison-brown/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByM-gtSn3lC/