Home ShowBiz Ritmike dhe e veçantë, kjo këngë do t’ju bëjë të kërceni me volumin në maksimum
Ritmike dhe e veçantë, kjo këngë do t’ju bëjë të kërceni me volumin në maksimum
0

Ritmike dhe e veçantë, kjo këngë do t’ju bëjë të kërceni me volumin në maksimum

0
0

Këngëtari Tan Bogdani do të publikojë mbrëmjen e sotme në kanalin e “ArkivaShqip” në YouTube një këngë të re plot ritëm dhe energjike.

Kënga “Vajzë shqiptare”, do t’ju bëjë për vetë sapo ta dëgjoni për herë të parë, kjo falë motiveve popullore dhe ritmit që e shoqëron.

Kënga të nxit ta dëgjosh me volumin në maksimum dhe motivet e saj do t’ju bëjnë të kërceni.

Ky projekt i ri muzikor shoqërohet edhe me një videoklip mjaft interesant, ku promovohen vlerat e natyrës së bukur shqiptare.

Një pjesë e klipit është xhiruar në liqenin e Komanit, ndërsa një pjesë tjetër në Përmet, ku shfaqen disa prej zonave më të bukura në vend.

Këngëtari përmes klipit ka dashur të ndërthurë bukurinë e natyrës shqiptare me atë të vajzës për të cilën këndon.

Kjo këngë, falë motiveve popullore dhe zërit karakteristik të këngëtarit pritet të ketë sukses, duke u shndërruar shumë shpejt në të preferuarën tuaj.

“Vajzë shqiptare” pritet të pëlqehet veçanërisht nga personat që janë adhurues të motiveve popullore.