Home ShowBiz Thyhen pjatat e para në kuzhinën e ferrit, nis programi i shumë përfolur
Thyhen pjatat e para në kuzhinën e ferrit, nis programi i shumë përfolur
0

Thyhen pjatat e para në kuzhinën e ferrit, nis programi i shumë përfolur

0
0

Renato Mekolli ka nisur mbrëmjen e djeshme “Hell’s Kitchen” në ekranin e “Top Channel”.

Programi që një vit më parë bëri goxha bujë për shkak të thyerjes së pjatave, të bërtiturave dhe sherreve mes moderatorit dhe pjesëmarësve, u rikthye sërish me më shumë surpriza.

Pjesëmarësit në këtë program do të jenë nën presionin e shefit, ndërsa duhet të përpiqen të bëjnë maksimumin.

Që në pjesën e parë nuk kishte se si të mungonte thyerja e pjatave, nga njëri prej konkurentëve.

Në prezantimin e parë me Renaton, konkurentit i është kërkuar të tregojë se si i thyen ai pjatat, duke inaguruar kështu sezonin e dytë të thyerjes së tyre.

Renato mesa duket ka mbetur i kënaqur nga mënyra se si konkureni e thyejti pjatën e parë.

“Hell’s Kitchen” ka vijuar me po të njëjtin format si një vit më parë, ku konkurentët vihen nën presionin e kohës për të përgatitur ushqimet të cilat duhet ti pëlqejnë shefit të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=NR0dJtFHbx4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=NR0dJtFHbx4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eU_2OH5ph/