Home ShowBiz Almeda poston portretin më të ëmbël pranë të birit, ja çfarë shkruan Tolgahan sërish në shqip
Almeda poston portretin më të ëmbël pranë të birit, ja çfarë shkruan Tolgahan sërish në shqip
0

Almeda poston portretin më të ëmbël pranë të birit, ja çfarë shkruan Tolgahan sërish në shqip

0
0

Almeda dhe aktori i njohur turk Tolgahan janë bërë prindër të një djali të cilit i vunë emrin Efehan.

Vogëlushi ka marë tiparet më të bukura të dy prindërve të tij dhe është shndërruar në një bukurosh të vërtetë të cilit Almeda dhe Tolgahan e ekspozojnë vazhdimisht në profilet e tyre në instagram.

Një foto mjaft të veçantë e ka postuar Almeda së fundmi në instagramin e saj ku shfaqet së bashku me vogëlushin.

Efehan ka vendosur dorën e mbledhur grusht në fytyrën e Almedës dhe të dy bashkë pranë njëri tjetrit formojnë portretin më të bukur që keni parë ndonjëherë.

Mes qindra komenteve nga ana e fansave, të bie në sy edhe ai i bashkëshortit të Almedës, i cili i është drejtuar sërish në gjuhën shqipe.

“Të dua shumë”, thotë Tolga ndërsa e shoqëron mesazhin me dy zemra të kuqe.

Aktori mesa duket ka vendosur të mësojë gjuhën e bashkëshortes, pasi së fundmi e kemi parë të shprehet disa herë në gjuhën shqipe.

https://www.instagram.com/p/B3m1k3el3I-/

Link: https://www.instagram.com/p/B3m1k3el3I-/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1GZD0mlP5t/