Home Aktualitet Nata finale e festivalit ndërkombëtar A-Mol, ja surprizat dhe fëmijët fitues në çdo kategori
Nata finale e festivalit ndërkombëtar A-Mol, ja surprizat dhe fëmijët fitues në çdo kategori
0

Nata finale e festivalit ndërkombëtar A-Mol, ja surprizat dhe fëmijët fitues në çdo kategori

0
0

Është përmbyllur me sukses Festivali ndërkombëtar A-Mol i mbajtur në Ferizaj për 4 ditë rrjesht.

Drejtoresha e A-Mol Anduena Tahiri tha se në këtë festival kënge morën pjesë rreth 60 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Rumania,Anglia, Portugalia e Turqia të cilët garuan me njëri tjetrin në katër kategori.

Kategoritë të emëruara me gërma sipas emrit të festivalit dallonin grupmoshat e fëmijëve pjesëmarrës, të cilët garonin me këngë të ndryshme duke shfaqur talentin e tyre në muzikë.

Konkretisht fituese e kategorisë A u shpall Sibora Teqja nga Shqipëria, çmimin e parë në kategorinë M e ka rrëmbyer Serxho Toma, po nga Shqipëria.

Për kategorinë O, u shpall fituese Alketa Ratkoceri, ardhur nga Anglia, ndërsa për kategorinë L, trofeun e rrëmbeu Greta Azizi nga Kamenica.

Në këtë festival është dhënë edhe çmimi kryesor Grand Prix, i cili ka shkuar për Anisa Shabanin nga Ferizaj.

Ky festival sipas organizatores është një mundësi e mirë për të mbështetur talente të reja në fushën e muzikës.

https://www.instagram.com/p/B3mSc8LlhCI/

Link: https://www.instagram.com/p/B3mSc8LlhCI/

https://www.instagram.com/p/B3mbX1alvg8/

Link: https://www.instagram.com/p/B3mbX1alvg8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3c-skflTlF/