Ish banori i Big Brother Arbër Çepani i ftuar në studion e “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, ka ndarë me shikuesit disa situata shumë të këndshme familjare lidhur me presionin e familjes për të gjetur nuse, si dhe planet që ai ka.
Ai ishte i ftuar në studio së bashku me të motrën, ndërsa ka rrëfyer se ka vendosur të martohet pasi të mbushë 40 vjeç.
Ndërkaq i ngacmuar nga Bieta lidhur me pyetjet e famshme të familjarëve se kur do të martohesh, Arbri sqaroi se ai që e pyet më shumë është i ati, i cili kërkon të dijë gjithçka.
Ndërsa lidhur me preferencat për nusen, Arbri sqaron se ajo duhet të dijë të gatuajë dhe veçanërisht tavat, të cilat mesa duket ish banori i Big Brother i paska fiksim.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=XfPNhzHceBc&feature=player_embedded
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eeP8_nvZ0/