“Përse e refuzove dibranin?” Albana rrëfen për herë të parë çfarë ndodhi me historinë e famshme
Albana Osmani ka vendosur që të shuajë kureshtjen e fansave të saj, duke i lejuar ata ti bëjnë pyetje, përgjigjet e të cilave i ka postuar në instagramin e saj.
Një prej pyetjeve ka risjellë edhe një herë në kujtesë propozimin e famshëm për martesë që Albana mori prej një mashkulli në 2015.
Kjo histori u trasmetua fillimisht në formë humori në “Fiks Fare”, e më pas bëri bujë në çdo media, por Albana atëherë vendosi të heshtë, ndërsa sot i kthen përgjigje fansit duke e kujtuar edhe njëherë historinë që para katër vitesh bëri bujë në media.
Në përgjigjen e saj Albana ndër të tjera shkruan: “ Sot jam e mendimit se media e përdori zotërinë. Unë jam një njeri që bëj humor dhe kur nuk duhet, pra kam bonsens gati në tepri. Më vjen keq nëse do vazhdohet një lojë e tillë. Në fakt ai si mua u ka shkruar letra shumë vajzave të njohura. Ka vepruar po njësoj, nuk jam unë Helena e Trojës, që po çmendet dynjaja, as nuk dua të adashohem si e tillë”.
Në mesazhin e gjatë Albana sqaron gjithashtu se si e takoi zotërinë pas emisionit të pasdites në “Top Channel”, duke dashur ti tregojë, se nuk është iluzioni që ai kishte krijuar për të.
Sot pas kaq vitesh Arbana thotë se ajo që ndodhi nuk ishte e drejtë, pasi gjithçka ndodhi thjesht për të bërë bujë në media dhe për disa klikime më shumë.
Link: https://www.instagram.com/albanaosmani1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0_HEx7FQiq/