Home ShowBiz “Vajzë shqiptare”, kënga që do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni
“Vajzë shqiptare”, kënga që do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni
0

“Vajzë shqiptare”, kënga që do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni

0
0

Këngëtari Tan Bogdani ka publikuar së fundmi një këngë ritmike e cila shumë shpejt është shndërruar në një prej këngëve më të preferuara të fansave të tij.

Kënga “Vajzë shqiptare”, ka vetëm disa ditë që është publikuar, por ka marrë menjëherë vemendje maksimale.

Kjo këngë me motive popullore dhe  një ritëm të veçantë, deri tani ka marrë shumë klikime dhe komente pozitive nga miqtë dhe fansat e këngëtarit.

Përveç ritmit të veçantë, kënga shoqërohet edhe me një videoklip shumë të bukur, ku promovohen bukuritë e natyrës shqiptare.

Klipi është realizuar në zonat më të bukura të Shqipërisë që nga veriu e deri në jug.

Këngëtari ka dashur të ndërthurë përmes këtij videoklipi bukurinë e natyrës shqiptare me atë të vajzës për të cilën këndon.

https://www.youtube.com/watch?v=dKhYM0DeWNU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dKhYM0DeWNU