Home Aktualitet Një epokë e re fillon nesër, vjen eventi i vitit në Tiranë
Një epokë e re fillon nesër, vjen eventi i vitit në Tiranë
0

Një epokë e re fillon nesër, vjen eventi i vitit në Tiranë

0
0

Dita e nesërme rikthen për të dytin vit radhazi në Tiranë “Innovation Nest Festival”.

Ky eveniment do të mbahet për dy ditë me radhë në ambjentet e Ar Turbina dhe synon të fuqizojë inovacionin duke mbështetur dhe financuar sipërmarrësit që duan tu japin jetë ideve të tyre revolucionare në fushën e teknologjisë.

Në këtë festival do të prezantohen ide inovatore të sipërmarrësve nga Shqipëria, Kosova dhe Ballkani perëndimor

Me pjesëmarrjen e rreth 70 kompanive, 60 folësve dhe mbi 1500 pjesmarrësve ky festival pritet të shndërrohet në eventin e vitit.

Në këtë festival do të prezantohen ide të sipërmarrësve të ndryshëm në fusha si Multimedia, Mjekësia, Bioteknologjia, Riciklimi, Industria e ushqimit etj.

INN Fest është mundësia ideale edhe për të rinj të talentuar të cilët duan ti japin jetë ideve inovative duke siguruar mbështetje financiare për realizimin e nismave të tyre.

Në ditën e dytë të këtij evenimenti do të marrin pjesë CEO-t dhe sipërmarrësit më të rëndësishëm ndërkombëtarë të cilët do të krijojnë një urë mbështetëse dhe komunikimi me bizneset e reja për t’ju dhënë mundësinë e financimit dhe realizimit të ideve të tyre.

https://www.instagram.com/p/B34I2CAAiYM/

Link: https://www.instagram.com/p/B34I2CAAiYM/

https://www.instagram.com/p/B37XG2UngM3/

Link: https://www.instagram.com/p/B37XG2UngM3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2d3QFlgnVV/