Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka vendosur krejt të papritur të bëjë një shkëputje të shkurtër nga rrjetet sociale.
Këtë vendim të saj Morena e ka ndarë me ndjekësit në Instagram përmes një statusi ku sqaron edhe motivin se përse e ka marrë këtë vendim.
Morena shkruan ndër të tjera se dëshiron të fokusohet tek vetja dhe qetësia e saj shpirtërore, diçka që sipas saj, artistët harrojnë gjithmonë ta bëjnë.
Ajo ka vijuar më tej duke shprehur se është shumë e zhgënjyer nga mediat që për interesat e tyre njollosin emrin e artistëve.
Këngëtarja i drejtohet sërish fansave duke shkruar se tashmë ka ardhur koha që ti dedikojë pak kohë vetes e sidomos familjes së saj.
Nuk e dimë nëse këngëtarja është revoltuar vetëm nga mediat apo ka diçka tjetër, por shpresojmë që të kthehet shumë shpejt në rrjetet sociale.
Morena publikoi vetëm pak ditë më parë këngën e saj të re “Missed Call”, një këngë që u mirëprit mjaft mirë nga publiku.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3ot_WuFgqY/