Home Lifestyle Cila është historia e vërtetë e Halloween, ja nga ka lindur
Cila është historia e vërtetë e Halloween, ja nga ka lindur
0

Cila është historia e vërtetë e Halloween, ja nga ka lindur

0
0

Festa e Halloween ka filluar të festohet vitet e fundit edhe në Shqipëri çdo 31 tetor ku njerëzit maskohen për të trembur shpirtërat.

Por pavarësisht se shumica e dinë se si festohet, të paktë janë ata që e dinë origjinën e festës.

Halloween është një festë fetare, që e ka zanafillën nga festivali Celtic në Samhain mbi 2000 vite më parë.

31 tetori në traditën e vjetër të Celtëve përkon me përfundimin e verës dhe fillimin e një dimri të ftohtë e të gjatë, një periudhë viti kjo që më parë përkonte me rritjen e numrit të vdekjeve.

Populli Celt besonte se në 31 tetor në ditën midis verës dhe dimrit, kufiri midis botës së të vdekurve dhe të gjallëve ishte shumë i hollë dhe për këtë arsye mund të kalohej lehtësisht nga shpirtrat.

Në këtë mënyrë njerëzit ndiznin zjarre dhe maskoheshin në maska të frikshme për të trembur shpirtrat.

Kjo traditë mbi 2000 vjeçare vazhdon ende të ndiqet me përpikmëri në shumë vende të botës, ndërsa këto 10 vitet e fundit është gjithnjë e më prezente edhe në Shqipëri.

 

Link: https://www.history.com/topics/halloween/history-of-halloween

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/close-up-creepy-dark-darkness-619418/