Këngëtarja e muzikës popullore Maya Aliçka e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel” ka folur për karrierën dhe jetën e saj personale me të shoqin dhe djalin.
Maya ka rrëfyer gjithashtu në studio edhe sekretin e humbjes së peshës pas lindjes.
Ajo tregon se si mundi të vinte në formë vetëm pak kohë pasi lindi djalin duke humbur gati 27 kilogramë.
Maya rrëfen se për të ardhur sërish në formë i është dashur të ndjekë një dietë shumë të rreptë ushqimore.
“Në mëngjes haja vetëm dy kokra kivi, në drekë vetëm salmon dhe në darkë gjithmonë kunguj”, thotë Maya e cila shton gjithashtu se tashmë i pëlqen vetja kur shihet në pasqyrë, por sigurisht e ka të vështirë që ta respektojë gjithmonë dietën, sidomos kur i duhet të këndojë në dasma.
Gjatë intervistës në studio Maya ka ndarë me publikun edhe këngët që këndon në dasma për të respektuar të gjitha krahinat në rastet kur të ftuarit janë si nga jugu ashtu edhe nga veriu.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ia5w7rstkC4
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=Ia5w7rstkC4