Home ShowBiz Rikthehet Morena, këngëtarja kapet përdore me këtë mashkull, ja dedikimet speciale
Rikthehet Morena, këngëtarja kapet përdore me këtë mashkull, ja dedikimet speciale
0

Rikthehet Morena, këngëtarja kapet përdore me këtë mashkull, ja dedikimet speciale

0
0

Morena Taraku është rikthyer sërish në rrjetet sociale pas një mungese disa javore.

Që prej ditës së djeshme ajo ka postuar deklarata të çuditshme drejtuar personave që e kanë zhgënjyer si dhe një letër plot dashuri dhe mirënjohje për të atin.

Ndërsa sot këngëtarja ka postuar një foto duke kapur dorën e babait të saj ndërsa shkruan një tjetër mesazh të ndjerë.

“E vetmja kapje e dorës që s’kishte kurrë prapavija të tjera pos sinqeritetit dhe dashurisë”, shkruan Morena në një foto të përbashkët me të atin, ku shfaqen të kapur përdore.

Pak më herët ajo ka postuar në instagram edhe një tjetër foto vetëm të duarve që shtrëngohen.

Këngëtarja vendosi të largohet për pak kohë nga rrjetet sociale e zhgënjyer nga njërëz të rrethit të saj shoqëror, ndërsa tha se do ti dedikohet më shumë familjes.

E mesa duket këngëtarja ka vendosur ti dedikohet familjes plotësisht, pasi edhe rikthimi në instagram ishte për t’ju dedikuar atyre fjalë të sinqerta dashurie.

https://www.instagram.com/p/B4kGbuClvDF/

Link: https://www.instagram.com/p/B4kGbuClvDF/

https://www.instagram.com/p/B4htJ_aFp5x/

Link: https://www.instagram.com/p/B4htJ_aFp5x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3b60pklElQ/