Home ShowBiz “Tjetër bën e tjetër thua”, klipi i ri i Devis Xherahut vjen gjithë surpriza
“Tjetër bën e tjetër thua”, klipi i ri i Devis Xherahut vjen gjithë surpriza
0

“Tjetër bën e tjetër thua”, klipi i ri i Devis Xherahut vjen gjithë surpriza

0
0

Devis Xherahu do të publikojë së shpejti për publikun një këngë të re e cila do të shoqërohet me një videoklip shumë të veçantë.

Për herë të parë këngëtari do të jetë bashkë me partneren e tij Ertemiona Mejdanin në këtë klip duke rezervuar supriza të këndshme për fansat e tij.

Kënga “Tjetër bën e tjetër thua”, do të jetë një këngë ritmike dhe mjaft e këndshme e cila ashtu si gjithë këngët e tjera të këngëtarit do të kthehet shumë shpejt në hit.

Devisi përveç këngës, premton një klip ndryshe nga të tjerët, personazh kryesor i të cilit do të jetë gjysma e tij, siç e konsideron ai partneren.

Ertemiona Mejdani është shpallur Miss Shqipëria në vitin 2009.

Menjëherë pas këtij çmimi ajo mori pjesë në shumë evente ndërkombëtare si “Miss Globe”, apo sfilada të shumta.

Gjatë karrierës së saj Ertemiona numëron disa çmime të rëndësishme si “Miss bikini international”, “Miss model of the world” e shumë të tjerë.

Pjesmarrja e saj në klipin e Devisit mendohet të nxisë edhe më shumë interesin e publikut për këngën e tij të re.

https://www.instagram.com/p/B4woQ6rAavm/

Link: https://www.instagram.com/p/B4woQ6rAavm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4ukYJbAiyr/