Home Lifestyle Një qen ju mbron nga infarktet, nuk do ta besoni çfarë të mirash ju sjell mbajtja e kësaj kafshe
Një qen ju mbron nga infarktet, nuk do ta besoni çfarë të mirash ju sjell mbajtja e kësaj kafshe
0

Një qen ju mbron nga infarktet, nuk do ta besoni çfarë të mirash ju sjell mbajtja e kësaj kafshe

0
0

Të gjithë ata që mbajnë një qen në shtëpi pasi të lexojnë këtë lajm, do të ndihen shumë më mirë e madje nuk do të duan më të ndahen prej tij.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi të mbash një qen ka disa përfitime në shëndet.

Më konkretisht një qen mund t’ju ndryshojë humorin në situata të caktuara.

Jo më kot thuhet se një qen është miku më i mirë i njeriut dhe këtë mund ta kuptoni mjaft mirë pas një dite të ngarkuar dhe stresuese kur kthimi në shtëpi do t’ju duhet edhe më i bukur kur gjeni një qenush që lumturohet sapo ju sheh.

Një qen mund të parandalojë gjithashtu sëmundjet e zemrës.

Është provuar shkencërisht se nëse ju shëtisni me qenin tuaj është shumë më e shëndetshme për zemrën sesa shëtitja vetëm.

Gjithashtu fakti që kjo kafshë ju përmirëson humorin, bën që të reduktoni stresin dhe në këtë mënyrë edhe shanset për infarkt.

Studimet kanë treguar gjithashtu se qentë janë detektorë të tumoreve.

Në shumë raste qentë kanë arritur të zbulojnë tek pronarët e tyre tumoret në pjesë të ndryshme të trupit duke ju shpëtuar jetën.

Qentë janë shumë të rëndësishëm në një familje me fëmijë, pasi ndikojnë gjithashtu pozitivisht në shëndetin e tyre.

Link: https://www.huffpost.com/entry/6-reasons-why-owning-a-dog-is-good-for-your-health_b_5907bc45e4b084f59b49fc00?guccounter=1&guce_referrer=aHR0cHM6Ly93d3cuZ29vZ2xlLmNvbS8&guce_referrer_sig=AQAAAHOAhAGbiNaA_xlWF5q_b4W5y1CQ6wjs9rGR4gxcoCS-nIP4kXDxTp0xnhgLoR0EGc_MGq4P04yCKN9s56FMiRkYTwo-90adqrrmcxgk9InZFftd29qQKsIViWwghTHzKX8W_A7YlTkWAaz-Cq7uNAFmYUk-_5M8BfACgGTzCiUd

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pet-dog-licking-face-of-man-2958113/