Grimieri personal i Kim Kardashian deklaroi për herë të parë publikisht se është gay gjatë një ceremonie ku u nderua me një çmim.
Menjëherë pasi doli nga skena Marion e priste një surprizë për të cilën nuk ishte aspak në dijeni.
Ai ka publikuar në instagramin e tij momentin kur del nga skena pasi mbajti fjalimin e famshëm dhe në prapaskenë e priste e ëma.
Në një moment Mario ulet në gjunë dhe fillon të përlotet kur shesh të ëmën, për të cilën mendonte se ishte në Mal të Zi.
Më pas e përqafon i përlotur ndërsa krahas videos së publikuar në instagram sqaron se tashmë ka nisur një epokë e re në jetën e tij ku nuk i duhet më të fshihet.
Grimieri thotë se i janë dashur 37 vite për ta pranuar publikisht këtë gjë, kjo pasi i duhej fillimisht të merrte miratimin e të ëmës pa i thyer asaj zemrën.
Mario është mbështetur gjerësisht nga shumë vipa të njohur shqiptarë e të huaj të cilët e kanë konsideruar mjaft të guximshëm dhe me vlerë fjalimin e tij.
https://www.instagram.com/p/B5Fxh60FRi7/Link: https://www.instagram.com/p/B5Fxh60FRi7/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3ZSIPTFkC_/