Nëse keni këto shenja, duhet patjetër një shkëputje nga puna, ka ardhur koha për pushime
Ka momente kur ngarkesat në punë janë të papërballueshme sidomos kur keni një kohë të gjatë pa bërë pushime.
Në këto raste tek ju shfaqen disa simptoma të cilat ulërasin nevojën urgjente për tu shkëputur nga puna dhe për të marrë ca ditë pushime.
- Shihni vazhdimisht pasaportën
Nëse shihni vazhdimisht pasaportën tuaj do të thotë se ka ardhur momenti për një pushim pasi ngarkesa në punë është e papërballueshme.
- Probleme me gjumin
Nëse kohët e fundit me vështirësi ju zë gjumi dhe ju del disa herë gjatë natës, atëherë kjo tregon se jeni më shumë të stresuar se ç’duhet, ndaj duket të konsideroni mundësinë për pushime.
- Filloni të bëni gabime në punë
Nëse krejt papritur ju mungon përqëndrimi dhe filloni të bëni gabime ka ardhur koha për pushime, ndryshe rrezikoni të bëni gabime të parikuperueshme.
- Nuk jemi më entuziastë për punën
Nëse në mëngjes nuk keni motivim për t’u çuar nga krevati dhe për të shkuar në punë mbase duhet të rishikoni mundësinë e një pushimi.
- Humbisni sensin e humorit
Ka ardhur koha për t’u shkëputur nga puna edhe nëse humbisni sensin e humorit dhe bëheni nervozë menjëherë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-a-woman-thinking-941555/