Home ShowBiz Renaton e gjen belaja, fëmijët e vënë në vështirësi në mes të emisionit
Renaton e gjen belaja, fëmijët e vënë në vështirësi në mes të emisionit
0

Renaton e gjen belaja, fëmijët e vënë në vështirësi në mes të emisionit

0
0

Këtë të premte Renato Mekolli ka pasur të ftuar disa fëmijë në “Hell’s Kitchen”, të cilët kanë shijuar gatimet e konkurentëve.

Përveç kësaj fëmijët kanë pasur edhe disa kritika kundrejt shefit dhe madje me sinqeritetin dhe çiltërsinë e tyre e kanë vënë në vështirësi disa herë Renaton.

Një prej tyre e ka pyetur atë se përse ju bërtet konkurentëve dhe përse i thyen pjatat.

Shefi i kuzhinës është munduar t’ua shpjegojë fëmijëve, por kurioziteti i tyre duket se e ka zënë ngushtë Renaton i cili duke u përpjekur të justifikohet në fund vihet në siklet dhe thotë: “Çna gjeti belaja”

“Kuzhina e Ferrit”  në fakt e ka treguar disa herë se e meriton emrin që ka, pasi thuajse çdo të premte ndodhin episode të ndryshme të cilat shkaktojnë debate dhe sherre të ashpra mes Renatos dhe konkurentëve.

https://www.youtube.com/watch?v=nKxk74wavDI&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nKxk74wavDI&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3uWxYnHpK7/