Home ShowBiz “Ushtari i lirisë”, mesazhi më i bukur përmes një këngë..
“Ushtari i lirisë”, mesazhi më i bukur përmes një këngë..
0

“Ushtari i lirisë”, mesazhi më i bukur përmes një këngë..

0
0

Bardhe Gega dhe Argjend LLoga kanë sjellë për publikun dhe fansat e tyre një këngë të veçantë me motive popullore.

“Ushtari i lirisë” titullohet kënga që u prezantua vetëm dy ditë më parë.

Motivet patriotike dhe bashkëpunimi mes dy emrave të njohur të muzikës popullore kanë bërë që kjo këngë të mirëpritet dhe pëlqehet nga fansat e këngëtarëve.

Kënga shoqërohet me një videoklip shumë të veçantë ku promovohet natyra e bukur shqiptare, ndërsa kënga është një mesazh vëllazërie për periudhën e luftës në Kosovë.

Ritmi i këngës, mesazhi që përcjell dhe bashkëpunimi mes dy emrave të njohur të muzikës, ka bërë që kjo këngë të shndërrohet shumë shpejt në një prej më të preferuarave për publikun.

https://www.youtube.com/watch?v=8_2k4FPReXw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8_2k4FPReXw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1G07P_hia2/