Me lotë në sy, pensionisti kosovar dhuron 10 euro për të prekurit nga tërmeti
0
0
Në një situatë dramatike që po kalon vendi ynë, ndihma të shumta, po vijnë ngado.
Jo vetëm personazhet e njohur, por edhe njerëzit e thjeshtë po kontribuojnë me aq sa munden për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Një pensionist kosovar sapo mori pensionin vendosi të dhurojë 10 euro.
“Kaq mundësi kam, sapo mora pensionin dhe vendosa të dhurojë 10 euro”, thotë ai mes lotëve.
Videon e tij e kanë shpërndarë shumë personazhe të njohur të cilët janë prehur nga gjesti i këtij të moshuari.
Një prej tyre është edhe modelja Anxhela Martini e cila shkruan se është prekur nga gjesti dhe fjalët e tij.
Link: https://www.instagram.com/angela_martini/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angela_martini/