Home ShowBiz Emina angazhon shqiptarët e Amerikës, modelja emocionohet nga mbështetja e jashtëzakonshme
Emina angazhon shqiptarët e Amerikës, modelja emocionohet nga mbështetja e jashtëzakonshme
0

Emina angazhon shqiptarët e Amerikës, modelja emocionohet nga mbështetja e jashtëzakonshme

0
0

Modelja e njohur Emina Çunmulaj nuk kish se si të mungonte me ndihmën, mbështetjen dhe sensibilizimin e saj përballë një situate të tillë.

Ajo prej disa ditësh po bën thirrje për të grumbulluar sa më shumë ndihma për banorët e prekur nga termeti, ndërsa vetë është duke drejtuar fushatën e grumbullimit të ndihmave në Michigan.

Ajo ka publikuar në instastory një video ku shihen një grup i madh të rinjsh që përfaqësojnë komunitetin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke grumbulluar ndihma pa fund të cilat do të dërgohen në Shqipëri.

Ajo ka falënderuar me radhë të gjithë ata që kontribuan në mbledhjen e ndihmave dhe shprehet shumë e emocionuar dhe krenare për rezultatin e arritur deri tani.

Emina edhe më parë është angazhuar në fushata të ndryshme bamirësie, ku ka ndihmuar familjet në nevojë me kontributin e saj.

Eminaa

Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2rUi6BHr0w/