Home ShowBiz Përlotet Miss Serbia ndërsa rrëfen dhimbjen që pa gjatë ndihmës që ofroi në Durrës
Përlotet Miss Serbia ndërsa rrëfen dhimbjen që pa gjatë ndihmës që ofroi në Durrës
0

Përlotet Miss Serbia ndërsa rrëfen dhimbjen që pa gjatë ndihmës që ofroi në Durrës

0
0

Miss Serbia Irina Jovanka e ka shprehur edhe herë të tjera simpatinë që ka për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe këtë herë ajo ka dhënë kontributin e saj, duke ju gjendur pranë personave të prekur nga tërmeti shkatërrues.

Ajo është parë të shkojë në vendngjarje ku ka ofruar ndihmën e saj, ndërsa ka vizituar nga afër shtëpitë e rrënuara dhe banorët e prekur nga tragjedia.

Ky gjest i Irinës është vlerësuar pozitivisht nga të gjithë, ndërsa eksperiencën e saj ajo e ka ndarë në studion e “Wake up” në “Top Channel” ku edhe është përlotur gjatë momentet që tregonte dhimbjen që pa gjatë ditëve që takoi banorët e prekur nga tërmeti.

Ajo tha se nuk është e pasur si biznesmenët apo artistët e njohur, por përmes sensibilizimit mund të ndihmosh shumë tha Missi e cila premtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri për të kontribuar sërish me ndihmën e saj familjet që kanë më shumë nevojë.

https://www.youtube.com/watch?v=6nAVnSt49ug&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=6nAVnSt49ug&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Cjev_AcI8/