Home ShowBiz “Kjo është dhurata jonë e fundvitit”, Aurela tregon ndihmën për të prekurit nga tërmeti
“Kjo është dhurata jonë e fundvitit”, Aurela tregon ndihmën për të prekurit nga tërmeti
0

“Kjo është dhurata jonë e fundvitit”, Aurela tregon ndihmën për të prekurit nga tërmeti

0
0

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ka sensibilizuar të gjithë personazhet e njohura për të kontribuar sado pak me ndihma dhe thirrje sensibilizuese për të prekurit nga kjo tragjedi.

Modelja Aurela Hoxha ka zbuluar kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti të cilën e ka konsideruar si një dhuratë fundviti për një familje.

Në një status të saj në instagram Aurela shkruan se të gjithë të ardhurat e përfituara nga shitja e linjës së re të të brendshmeve do të shkojnë në ndihmë të një prej familjeve që u prek më së shumti nga tërmeti.

Kjo nismë e saj është përshëndetur nga miqtë dhe fansat e modeles të cilët e kanë përgëzuar atë për ndihmën që po ofron në një situatë të tillë.

Aurela Hoxha

Link: https://www.instagram.com/hoxha_aurela/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4is-08HSu0/