Home Aktualitet Dojna rikthehet në Pop Culture dhe na emocionon me dedikim prekës për të atin
Dojna rikthehet në Pop Culture dhe na emocionon me dedikim prekës për të atin
0

Dojna rikthehet në Pop Culture dhe na emocionon me dedikim prekës për të atin

0
0

Moderatorja e njohur Dojna Mema disa ditë më parë humbi të atin.

Ajo publikoi ditën e martë një video në instagamin e saj ku shfaqej së bashku me të atin në disa momente së bashku, ndërsa shprehej me dhimbje për largimin e tij nga jeta.

Moderatorja ndërkaq vendosi që të rikthehej në ekran nën drejtimin e “Pop Culture”, ndërsa shpjegon se donte të ishte pranë publikut, pavarësisht kohës që “Top Channel” i dha për të rinisur sërish punën.

Dojna shfaqet e veshur me të zeza, ndërsa që në fillim thotë se njeriu nuk është asnjëherë gati ti thotë lamtumirë një pjese të vetes.

Moderatorja i ka dedikuar babait të saj fjalët më prekëse së bashku me një melodi të luajtur në piano nga ajo vetë.

Dojna zbuloi kështu se ka studiuar për 13 vjet piano dhe melodinë e veçantë e luajti posaçërisht për të atin dhe për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e shpirtit, siç thotë ajo në mesazhin e saj.

https://www.instagram.com/p/B6DsuzqhC82/

Link: https://www.instagram.com/p/B6DsuzqhC82/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4hRkbnh–i/