Home ShowBiz Vajza e Ledinës një talent në pikturë, kjo është videoja më e këndshme familjare në prag festash
Vajza e Ledinës një talent në pikturë, kjo është videoja më e këndshme familjare në prag festash
0

Vajza e Ledinës një talent në pikturë, kjo është videoja më e këndshme familjare në prag festash

0
0

Këngëtarja Ledina Çelo, prej disa vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ajo është shkëputur prej disa vitesh nga muzika dhe tashmë e shohim të përkushtuar totalisht në familjen e saj.

Këngëtarja është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Këtë herë Ledina ka shpërndarë për ndjekësit e saj një moment të këndshëm familjar.

Ajo ka filmuar të bijën teksa po pikturon mbi tavolinën e sallonit, ndërsa pak më tutje shohim të birin i cili diçka po sistemon në një tjetër kënd të shtëpisë.

Ledina së bashku me fëmijët e saj na ka prezantuar edhe me një pjesë të zbukurimeve me të cilat ka dekoruar shtëpinë.

Videot e publikuara nga këngëtarja janë vërtetë shumë të këndshme dhe të japin idenë e një ambjenti shumë të ngrohtë familjar në prag të festave të fundvitit.

Link: https://www.instagram.com/ledinacelo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-MzzXirI2/