0
0
Moderatorja Amarda Toska ka qenë për vite më radhë drejtuesja e spektaklit “Portokalli” së bashku me Agron Llakën.
Më pas ajo u largua për tu angazhuar me projekte të tjera si në media ashtu edhe jashtë saj.
Por një video e fundit, publikuar nga Ami në instagramin e saj ka ngjallur shumë dyshime, për një rikthim të mundshëm të saj në spektaktlin e humorit.
Në këtë video shfaqet të gjithë aktorët e humorit në sallën e mbledhjeve, duke studiar skenarët, ndërsa Ami shkruan: “ Portokalli, shtëpi e ëmbla shtëpi”.
Kjo na bën të mendojmë që moderatorja mund të rikthehet sërish në spektaklin që e bëri të njohur në botën e medias.
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5PVrOmJlge/