Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama prej kohësh kanë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin.
Ata madje një vit më parë sollën edhe një këngë së bashku e cila pati mjaft sukses.
Duke u nisur nga ky raport i veçantë mes tyre, moderatorja e “Glamour Zone”, ka vendosur që të vëjë në lojë Olsin përmes Lorencit i cili ishte i ftuar në emision.
Këngëtari ka marrë në telefon Olsin duke dashur ta acarojë, ndërsa gjithë seriozitet i kërkon llogari për llafet që ka thënë lart e poshtë për të.
Olsi i habitur kërkon sqarime nga Lorenci i cili vazhdon të mbajë seriositet në bisedë, deri sa në një moment i thotë “Rrugët tona ndahen këtu”.
Në këtë moment Lorenci dhe Estëri shpërthejnë në të qeshura dhe i sqarojnë aktorit se si qëndron e vërteta.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=NJGKFGaldRk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0gpGOZAIcM/