Home ShowBiz Sokol Balla dedikim emocionues të bijës, “Të premtoj se do të jem gjithmonë..”
Sokol Balla dedikim emocionues të bijës, “Të premtoj se do të jem gjithmonë..”
0

Sokol Balla dedikim emocionues të bijës, “Të premtoj se do të jem gjithmonë..”

0
0

Gazetari Sokol Balla ka uruar sot të bijën me rastin e ditëlindjes, ndërsa ka përzgjedhur një foto shumë të veçanta të të dyve.

Ai dhe Belen pozojnë së bashku ndërsa shfaqen shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Ajo që na bie në sy ëshë fakti që Belen është rritur dhe është bërë një zonjushë shumë simpatike.

Gazetari ka një mesazh shumë të veçantë për të bijën duke i uruar asaj ditëlindjen me fjalët më të bukura që një prind mund ti thojë fëmijës së vet.

“Nuk mund të them se do jem me ty gjatë gjithë jetës tënde, por të premtoj që do të jem me ty përgjatë gjithë jetës time. Babi të do shumë princeshë. Uroj që të kesh një jetë plot lumturi dhe yje. Gëzuar ditëlindjen Belen!”, shkruan Sokoli krahas fotos së shpërndarë në instagramin e tij.

Menjëherë pas publikimit të fotos, të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar të bijën e gazetarit, duke i uruar vite të mbushura me lumturi.

https://www.instagram.com/p/B6Sj36ygzH_/

Link: https://www.instagram.com/p/B6Sj36ygzH_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5hovlQAQEw/