Home ShowBiz Emocionon Blero, dedikimi për Afronën na bëri të derdhim lotë “Do të vdes duke…”
Emocionon Blero, dedikimi për Afronën na bëri të derdhim lotë “Do të vdes duke…”
0

Emocionon Blero, dedikimi për Afronën na bëri të derdhim lotë “Do të vdes duke…”

0
0

Blero dhe Afrona i dhanë fund beqarisë tre muaj më parë përmes një ceremonie shumë të veçantë buzë detit.

Që prej asaj dite ata kanë postuar në rrjetet sociale shumë foto e video nga momentet më pikante të ceremonisë ku Afrona ka shkëlqyer me fustanet e saj të veçanta dhe grimin natyral.

Këngëtari dhe modelja e kanë shprehur gjithmonë dashurinë e tyre edhe në rrjetet sociale ku i bëjnë herë pas here dedikime shumë të veçanta njëri tjetrit.

Këtë herë është Blero ai që ka shprehur ndjenjat ndaj bashkëshortes së tij me një mesazh shumë të veçantë.

Ai ka shpërndarë në instagram një foto nga ceremonia e dasmës ndërsa shkruan: “Edhe kur të bohem bajat ty, do të luftoj për zemrën dhe emocionin tënd baby, do të vdes duke luftuar për TY! Sepse ti në të mirë dhe në të keq më bën të ndjehem i gjallë. Dashuria ime e përjetshme”

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Afërditës e cila ka komentuar poshtë fotos duke shkruar: “Të dua burri im”.

Ata të dy u martuan në fund të muajit shtator në Shëngjin në një ceremoni të kuruar deri në detajin më të vogël.

https://www.instagram.com/p/B6mCQ8qHmlL/

Link: https://www.instagram.com/p/B6mCQ8qHmlL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1g0U8IH7qC/