Home ShowBiz Ndarjet e bujshme të 2019, ja çiftet që i dhanë fund këtë vit
Ndarjet e bujshme të 2019, ja çiftet që i dhanë fund këtë vit
0

Ndarjet e bujshme të 2019, ja çiftet që i dhanë fund këtë vit

0
0

2019 ka qenë viti i ndarjeve të famshme të cilat shkaktuar shumë bujë në mediat sociale.

Personazhe të njohur të ekranit i dhanë fund këtë vit marrëdhënies së tyre, duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike e cila ka vijuar për muaj me radhë.

Ndarja më e bujshme ishte ajo midis Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Njoftimin për ndarje në muajin shtator e dha Roberti me një status të gjatë në instagram ku sqaroi se ai dhe Nora do të jenë gjithmonë bashkë për të bijën.

Kjo deklaratë e tij u shoqërua me komente nga më të shumtat kryesisht negative kundrejt këngëtarit.

Një tjeter ndarje ishte ajo midis Rudina Dembacaj dhe bashkëshortit të saj Aleksit.

Zërat e parë dolën që në fund të verës, por aktorja e konfirmoi gjithçka vetëm para pak javësh.

Ajo tha se është në proces divorci që prej muajit maj, por ajo dhe Aleksi do të jenë gjithmonë bashkë për Viktorian.

Mozzik dhe Loredana, dyshja e famshme që u bënë të njohur jo vetëm prej historisë së dashurisë, por edhe koncerteve së bashku si Bonnie dhe Clyde, por që në fund u ndanë jo vetëm ne jetën private, por edhe në atë profesionale.

Njoftimin e dha vetë Loredana dhe që prej atij momenti rrjeti zien me thashetheme nga më të ndryshmet për të dy.

Një tjetër ndarje ishte edhe ajo midis Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Arditit.

Menjëherë pasi dolën zërat për ndarje, në media filloi të komentohej edhe lidhja e saj me regjisorin e emisionit Eduard Grishaj.

https://www.instagram.com/p/BOryybAg40t/

Link: https://www.instagram.com/p/BOryybAg40t/

https://www.instagram.com/p/B6l_QiAHOyk/

Link:https://www.instagram.com/p/B6l_QiAHOyk/

moziiik

Link: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/

https://www.instagram.com/p/B5SzMRbAFFh/

Link: https://www.instagram.com/p/B5SzMRbAFFh/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/