Një tjetër ish drejtues flet kundër Google, “Nuk respekton të drejtat e njeriut për përfitime vetjake”
Një ish ekzekutiv i lartë i Google, Ross LaJeunesse ka rrëfyer publikisht arsyet përse Google hoqi dorë në 2018 nga motoja e famshme: “Mos u bëj i keq”
Gjatë një interviste për “Washington Post” dhe një postimi në blogun e tij Ross pretendon se gjigandi i kërkimit hoqi dorë nga kjo moto për të patur më shumë përfitime si dhe për të rritur vlerën e aksioneve në treg.
Ai tha gjithashtu se Google e nxorri jashtë loje në prill të 2019, sapo ai filloi të ngrinte shqetësimin në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut si dhe disa projekte siç ishte ai i filmimit me dron të pamjeve të Pentagonit, apo censurimi i motorrit të kërkimit në Kinë, që do të lidhte kërkimet direkt në numrat e telefonave të përdoruesve.
LaJeunesse ngriti gjithashtu edhe shqetësimin për një kontratë me qeverinë Saudite për të marrë prej saj një shërbim të quajtur Absher, një lloj aplikacioni që i lejon meshkujt të gjurmojnë lëvizjen e femrave.
Gjatë gjithë kësaj kohe ish ekzekutivi i Google thotë se ka ngritur disa herë shqetësimin për mos respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht në projektet e lartpërmendura, e madje e ka diskutuar këtë shqetësim edhe me kolegë të tjerë.
“Në fund e kuptova se kjo kompani nuk ka pasur asnjëherë për qëllim të ndërveprojë duke respektuar parimet bazë të të drejtave të njeriut”, pasi qëllimi i saj ishte vetëm që të rriste fitimet e veta pavarësisht çdo gjëje”, thotë ish ekzekutivi i kësaj kompanie.
LaJeunesse nuk është i vetmi që ka dalë kundër projekteve dhe politikave të Google.
Mijëra punonjës kanë dërguar letra të hapura për të kundërshtuar projekte si Maven apo Dragonfly.
Ndërsa sa i takon largimit të tij nga kompania një prej zëdhënësve të Google tha atëherë se kompania është vazhdimisht në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe se largimi i LaJeunesse kishte të bënte vetëm me rioganizimin e ekipit të politikës brenda kompanisë.
Link: https://gizmodo.com/former-google-exec-says-he-was-forced-out-for-opposing-1840777699
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/google-search-engine-on-macbook-pro-40185/