Arilena u shpall fituese e Festivalit të 58-të të këngës në “RTSH”, një fitore që solli polemika dhe debate të ashpra për mënyrën e votimit dhe për jurinë shqiptare.
E ndërkohë që një pjesë do të dëshironin fituese Elvanën dhe filluan të kryqëzonin Arilenën, këngëtarja pothuajse nuk ka reaguar aspak.
Ajo falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë projekt, ndërsa u shpreh e emocionuar për fitoren.
Megjithatë tashmë ka vendosur të reagojë në mënyrën e saj.
Ajo ka shpërndarë në instagram disa të huaj që po dëgjojnë këngën e saj dhe që të gjithë mahniten nga zëri, përformanca dhe mesazhi i këngës, duke e komplimentuar këngëtaren.
“Reagimet ndaj këngës, Ju dua të gjithëve, mirënjohëse e bekuar nga Zoti”, shkruan Arilena krahas videos që ka postuar në instagram.
Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020 me këngën “Shaj”, një këngë e stilit baladë.
https://www.instagram.com/p/B7EmeFQHeXE/Link: https://www.instagram.com/p/B7EmeFQHeXE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz-bEdwHlKD/