Home Aktualitet “Kur po lindja vajzën, humba tim atë”, Jozefina Topalli, rrëfen emocionet e ditës më të veçantë
“Kur po lindja vajzën, humba tim atë”, Jozefina Topalli, rrëfen emocionet e ditës më të veçantë
0

“Kur po lindja vajzën, humba tim atë”, Jozefina Topalli, rrëfen emocionet e ditës më të veçantë

0
0

Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli është bërë gjyshe disa muaj më parë pas ardhjes në jetë të nipit të saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, Jozefina ka rrëfyer emocionet e veçanta që përjetoi pasi erdhi në jetë djali i vajzës së saj Megit.

Përveç kësaj ajo ka ndarë me publikun edhe një detaj të dhimbshëm nga jeta e saj.

Në ditën më të bukur kur ka ardhur në jetë vajza e saj, Jozefina ka përjetuar gjithashtu edhe një dhimbje pasi po atë ditë ka humbur të atin.

Ndërsa ishte në Maternitet, tek rruga përballë po kalonte arkivoli i të atit dhe ai moment sipas ish kryeparlamentares ka qenë një prej momenteve me emocionet më të forta brenda ditës.

Krahas gëzimit i është dashur të përballojë njëkohësisht edhe dhimbjen për humbjen e të atit.

Të gjitha këto ngjarje sipas ish kryeparlamentares të bëjnë të kuptosh vlerën e jetës dhe të vlerësosh çdo buzëqeshje.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hvFoMjRz38E

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EOCiWnYwR/