Spektakli “Këndo këngën time”, kishte të ftuar mbrëmjen e djeshme këngëtaren Ledina Çelo.
Konkurentët gjatë spektaklit kanë sjellë këngët e kënduar ndër vite nga këngëtarja duke përcjellë emocione veçanërisht për Ledinën.
Këngëtarja është parë të shpërthejë në lotë gjatë momentit kur njëri prej konkurentëve ka kënduar këngën “Fal”, të interpretuar prej saj në Festivalin “Këngët e stinës” në vitin 1997.
Ledina nuk i ka mbajtur lotët gjatë gjithë performacës, ndërsa në fund ka komplimentuar konkurentin që e ka perfomuar mjeshtërisht këtë këngë.
Ajo ka kërkuar falje për emocionet gjatë këngës, ndërsa tha se e dashuron muzikën klasike, pasionin për të cilën e ka marrë nga i ati i cili sipas këngëtares po të ishte ende gjallë do të emocionohej po njësoj si ajo.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nhhp3BCycpU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3rnfXzi4Tx/