Home ShowBiz Policia i vë prangat aktorit të Joker, ja përse akuzohet
Policia i vë prangat aktorit të Joker, ja përse akuzohet
0

Policia i vë prangat aktorit të Joker, ja përse akuzohet

0
0

Joaquin Phoenix, fituesi i Golden Globe me rolin e famshëm të Joker ka rënë në prangat e policisë gjatë protestës për ndryshimet klimatike.

Aktori ka qenë duke marshuar së bashku me disa miq dhe kolegë të tjerë në protestën e mbajtur në Washington ku morën pjesë emrat të njohur të Hollywood.

Joaquin mësohet të këtë kundërshtuar forcat e rendit duke përfunduar mes të arrestuarve.

Në total mësohet të jenë arrestuar  rreth 147 protestues.

Aktori i njohur që mori një famë të jashtëzakonshme me rolin e protagonistit tek Joker, është një prej artistëve më të dashur në Hollywood.

Atë e kemi parë në qindra role si aktor protagonist, ndërsa së fundmi mori çmimin si aktori më i mirë në dramë me rolin e tij në filmin Joker.

Link: https://www.indiatoday.in/movies/hollywood/story/joaquin-phoenix-arrested-at-climate-change-protest-1635932-2020-01-11

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5dspf5ABky/