Home Aktualitet Bie lakuriq nga kati i tretë i apartamentit të të dashurit, modelja në luftë më jetën
Bie lakuriq nga kati i tretë i apartamentit të të dashurit, modelja në luftë më jetën
0

Bie lakuriq nga kati i tretë i apartamentit të të dashurit, modelja në luftë më jetën

0
0

Modelja e njohur ruse Ksenia Puntus, është gjetur gati e zhveshur në mes të dëborës pasi mendohet se është rrëzuar nga kati i tretë i apartamentit të të dashurit të saj.

Modelja 21 vjeçare është gjetur në mes të shkurreve nga borëpastruesit, ndërsa kishte ende shënja jete.

Ksenia ka dëmtuar gjymtyrët gjatë rrëzimit dhe është goditur në kokë, ndërsa qëndrimi për disa orë e zhveshur në temperature -5 gradë e ka komplikuar edhe më shumë gjëndjen e saj shëndetësore.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe nëse modelja ishte me të dashurin në apartament, por forcat e rendit po i studiojnë të gjitha pistat që nga rënia aksidentale e deri tek ajo kriminale.

Modelja ndërkaq mësohet se është në gjëndje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht nuk mban mend asnjë gjë tjetër veç emrin të saj.

I dashuri i modeles është 21 vjeçari Andrei Bakov, nipi i regjisorit të famshëm të filmit Nikita.

Link: https://www.dailymail.co.uk/news/article-7879205/Russian-Vogue-model-fights-life-falling-naked-floor-Moscow-flat-window.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2PPvsQiMHy/