Home ShowBiz Pendohet për ndërhyrjen në hundë, Ana Kabashi: “Nuk kemi pse dukemi të gjitha njësoj”
Pendohet për ndërhyrjen në hundë, Ana Kabashi: “Nuk kemi pse dukemi të gjitha njësoj”
0

Pendohet për ndërhyrjen në hundë, Ana Kabashi: “Nuk kemi pse dukemi të gjitha njësoj”

0
0

Ana Kabashi është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Këngët e saj kanë rezultuar të suksesshme duke u shndërruar menjëherë në hite që nga momenti i parë i publikimit.

Ashtu si çdo personazh i njohur ajo është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për motive nga më të ndryshmet duke nisur që nga pamja e deri tek detaje të tjera nga jeta e saj.

Këngëtarja e ka pranuar edhe më herët ndërhyrjen që ka bërë për të rimodeluar hundën, por mesa duket tashmë është penduar dhe ka një mesazh për të gjitha femrat.

Ajo thotë se nuk është kundër ndërhyrjeve, por thotë se një femër e bën veten të bukur me ndjenjën që ka dhe jo me mënyrën se si duket.

Ana sqaron se e ka bërë ndërhyrjen kohë më parë, ndikuar nga komentet e të tjerëve, por tashmë e ka kuptuar se njerëzit asnjëherë nuk janë të kënaqur me pamjen dhe për këtë arsye ajo thotë se nuk është e nevojshme që të duken të gjitha njësoj, mjafton të jesh e lumtur me veten.

Ana kabashi

Link: https://www.instagram.com/annakabashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6s4eHynJdR/