Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër të vogëlushit Efehan në maj të vitit që shkoi.
Edhe pse vogëlushi nuk ka mbushur ende një vjeç mund të themi pa frikë se që tani dallohen tiparet e bukura të të dy prindërve.
Efehan është një vogëlush shumë i ëmbël dhe Almeda sjell herë pas here portrete familjare ku gjithë vëmendja bie e gjithë mbi të.
Këtë herë modelja dhe aktorja shqiptare ka postuar një foto të vogëlushit ulur ndërsa është duke pirë nga bibëroni.
Efehan që është gati 9 muajsh është shndërruar në një bukurosh të vërtetë dhe të shumtë janë miqtë dhe të afërmit e Almedës që janë mrekulluar nga portreti i tij i ëmbël.
Almeda poston shumë rrallë foto të të birit dhe këtë herë duket qartë që vogëlushi është rritur dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqës.
https://www.instagram.com/p/B7ba2XrFCMn/Link: https://www.instagram.com/p/B7ba2XrFCMn/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Af24aFf0T/