Home ShowBiz Roani duke luajtur me macen, Majk poston videon më të bukur me të birin
Roani duke luajtur me macen, Majk poston videon më të bukur me të birin
0

Roani duke luajtur me macen, Majk poston videon më të bukur me të birin

0
0

Majk është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes sidomos kur publikon këngë të reja, të cilat marrin mënjeherë vëmendje maksimale.

Këngëtari është bërë baba disa vite më parë pas ardhjes në jetë të vogëlushit Roan me të cilin e shohim të postojë herë pas here foto e video.

Vogëlushi është rritur tashmë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë dhe Majk ka ndarë me fansat në instagram disa momente shumë të këndshme me të birin ndërsa ndodhet në një bar së bashku.

Vogëlushit ndërkaq i tërheq vëmendjen një mace me të cilën fillon të luajë duke u futur poshtë karriges për ta marrë në duar.

Roan duket kaq i lumtur me macen, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Majk i cili i thotë Roanit se çfarë ti thotë maces për të luajtur me të.

Vogëlushi përsërit fjalët e të atit duke ju drejtuar maces dhe kjo video e veçantë na i zbukuroi ditën.

Link: https://www.instagram.com/majkaveli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7qgEpZllc-/