Home Aktualitet Habit këngëtarja e njohur, “Kam menduar të vras veten”
Habit këngëtarja e njohur, “Kam menduar të vras veten”
0

Habit këngëtarja e njohur, “Kam menduar të vras veten”

0
0

Ajo është vetëm 18 vjeç por ka një famë dhe sukses të jashtëzakonshëm kjo falë zërit karakteristik dhe këngëve që janë bërë hite në një kohë rekord.

Billie Eilish ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë se si fama po e rrënonte duke e çuar në depresion.

“Kam menduar seriozisht ti jap fund jetës pasi gjithë ajo famë po më shkatërronte. E kisha të vështirë të dilja në rrugë pa u njohur dhe të jetoja e lirë”, ka thënë ajo gjatë intervistës.

Këngëtarja rrëfen gjithashtu edhe një prej momenteve më të vështira kur për pak ka marrë vendimin ekstrem.

Ajo thotë se një natë kur ishte në Berlin në një dhomë hoteli po shikonte nga dritarja e dhomës ndërsa ishte duke qarë e trishtuar.

“Në një moment kam menduar kaq ishte dhe se nuk do të mund të jetoj më shumë se 17 vjeç”, ka thënë këngëtarja.

Ajo në fakt ka treguar edhe se si ka shpëtuar nga kjo gjëndje duke menduar për familjarët e saj, të cilëve nuk do të donte t’ju shkaktonte dhimbje.

View this post on Instagram

still here

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish) on

Link: https://www.instagram.com/p/B6sPTqxFgUC/

Burimi i lajmit:  https://www.eonline.com/news/1115329/billie-eilish-shares-history-with-depression-and-suicidal-thoughts

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/adult-alone-black-and-white-dark-551588/