Home ShowBiz Kënga e re një super surprizë, Stresi ndryshon stil dhe bën namin në pak kohë
Kënga e re një super surprizë, Stresi ndryshon stil dhe bën namin në pak kohë
0

Kënga e re një super surprizë, Stresi ndryshon stil dhe bën namin në pak kohë

0
0

“Zemrën Maje” është suksesi i radhës që reperi Stresi ka publikuar pasditen e djeshme për të gjithë fansat e tij.

Kënga e shumë përfolur të cilën të gjithë mezi e prisnin tashmë doli dhe në fare pak kohë nga publikimi ka arritur të marrë një numër shumë të madh klikimesh.

Kjo këngë në ndryshim nga të tjerat ku mbizotëron stili rap mund të themi se më shumë i ngjason një balade ku për herë të parë reperi flet për një histori dashurie.

Stresi e ka realizuar klipin e këngës nëpër rrugët e Milanos, kryeqytetit të modës.

Atë e shohim gjatë klipit të ndalet, të flasë me fansat e tij në shtetin fqinj e madje të realizojë foto me ta.

Ideja e klipit është unike, por edhe vetë kënga me ritme deri diku të qeta është mjaft e veçantë dhe ka patur një sukses të menjëhershëm që nga momenti i publikimit.

Reperi ka publikuar së fundmi disa këngë të suksesshme në bashkëpunim me disa artistë të tjerë, por këtë herë ka vendosur të vijë vetëm dhe me një stil ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim vazhdimisht.

“Zemrën Maje” sjell një tjetër version të Stresit dhe padyshim që është një këngë që është pëlqyer dhe shndërndarë me shpejtësi maksimale nga fansat, miqtë dhe kolegët e këngëtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=vbhD_kieaaI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vbhD_kieaaI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gDmjnpkF4/