Home ShowBiz Neymar fton Anxhelinën në festën e ditëlindjes, ja mesazhi i modeles për të
Neymar fton Anxhelinën në festën e ditëlindjes, ja mesazhi i modeles për të
0

Neymar fton Anxhelinën në festën e ditëlindjes, ja mesazhi i modeles për të

0
0

Futbollisti i njohur Neymar feston sot 28 vjetorin e lindjes dhe festa për ditëlindjen e tij ka nisur disa ditë më parë.

Ai ka organizuar një festë të veçantë ku ka ftuar miq e të afërm të cilët festuan deri në orët e para të mëngjesit në një prej vende më luksoze në Paris.

Kodi i veshjes ishte me të bardha dhe të gjithë duhet të ishin të veshur vetëm me këtë ngjyrë.

Të ftuar në ditëlindjen e tij ishin edhe Anxhelina Hadërgjonal dhe Beatrix Ramosaj të cilat edhe më herët e kanë treguar miqësinë që kanë me futbollistin e njohur.

Vajzat I shohim të veshura komplet në të bardha dhe duken shumë bukur së bashku.

Në foton e postuar nga Anxhelina shohim edhe dy vajza të tjera, mikesha të modeles, ndërsa vetë ajo i uron gëzuar ditëlindjen futbollistit.

Kjo nuk është hera e parë që modelen e shohim pranë futbollistit të njohur.

Ajo ka qenë pranë tij edhe në disa festa të tjera, ndërsa e shohim të shkojë shpesh në stadium në mbështetje të skuadrës ku luan Neymar.

https://www.instagram.com/p/B8JwYrtnFdQ/

Link: https://www.instagram.com/p/B8JwYrtnFdQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7pNS_KAjNg/https://www.instagram.com/p/B55fpv1nc6L/