Home ShowBiz Stonon gjatë perfomancës në Sanremo, këngëtari i njohur shpërthen në lotë në mes të skenës
Stonon gjatë perfomancës në Sanremo, këngëtari i njohur shpërthen në lotë në mes të skenës
0

Stonon gjatë perfomancës në Sanremo, këngëtari i njohur shpërthen në lotë në mes të skenës

0
0

Mbrëmja e djeshme ka çelur siparin e Festivalit të Sanremos, më i rëndësishmi në Itali, prej të cilit do të dalë fituesi që do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion.

Një prej të ftuarve në natën e parë të Festivalit ishte edhe këngëtari i njohur italian Tiziano Ferro i cili ka interpretuar “Almeno tu nell’ universo”, kënga konkuruese  e Mia Martinit në Sanremon e vitit 1989.

Por këngëtari është emocionuar shumë gjatë performancës aq sa nuk ka mundur dot ta interpretojë këngën ashtu siç duhet.

Tizziano ka shpërthyer në lotë si gjatë momenteve që këndonte ashtu edhe në fund, kur i tha moderatorit se shkatërroi gjithçka.

Por pavarësisht kësaj këngëtari është duartrokitur nga publiku, ndërsa Amedeo tha se këngëtari në fakt ka jo vetëm një zë shumë të mirë, por edhe një zemër të madhe, duke i mirëkuptuar emocionet e tij në një situatë të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=YTXhocAQqBI&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YTXhocAQqBI&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=YTXhocAQqBI&feature=youtu.be