Femrat që kanë gjoks të madh kanë tendencën të sëmurën më shpesh gjatë sezonit të dimrit.
Sipas ekpertëve këto femra kanë një sistem imunitar më të dobët, çka i bën të preken më shpesh nga gripi dhe i ftohti gjatë sezonit të ftohtë.
Ajo çfarë kanë zbuluar gjithashtu ekspertët është fakti që femrat me bust të madh kanë nevojë për më shumë kohë që të shërohen dhe më konkretisht atyre ju duhen të paktën 8,3 ditë, krahasuar me 3,8 që ju duhen femrave më të dobëta.
Specialistët kanë arritur në përfundimin që yndyra e tepërt e krijuar tek gjinjtë dobëson sistemin imunitar, duke çliruar më shumë hormonin leptin i cili e bën më të vështirë rekuperimin në rastin e ftohjeve dhe gripit.
Në këto rezultate është arritur gjithashtu edhe pas një studimi ku janë testuar rreth 400 gra me përmasa të ndryshme gjoksi.
Nga studimi rezultoi se për një periudhë kohore 3 vjeçare gratë me gjoks të madh janë sëmurur më shpesh dhe ju është dashur më shumë kohë për t’u shëruar.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/selective-focus-photography-of-woman-in-white-sports-brassiere-standing-near-woman-sitting-on-pink-yoga-mat-864939/