Home ShowBiz “Kam gjetur dashurinë e jetës”, Iva Tiço zbulon kush ja ka rrëmbyer zemrën
“Kam gjetur dashurinë e jetës”, Iva Tiço zbulon kush ja ka rrëmbyer zemrën
0

“Kam gjetur dashurinë e jetës”, Iva Tiço zbulon kush ja ka rrëmbyer zemrën

0
0

Gazetarja Iva Tiço është rrëfyer për herë të parë në lidhje me historinë e saj të dashurisë.

Gjatë intervistës në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, Iva foli për librin e saj me rrëfime për veten e cila i drejtohej kryesisht vajzave single.

Iva zbuloi se në kohën qe e ka publikuar librin nuk ishte single, ndërsa zbuloi se është në një lidhje prej pak kohësh dhe se ka gjetur dashurinë e jetës.

Ajo tha se femrat nuk duhet të sistemohen për hir të opinionit apo fjalëve, por duhet të presin personin që do ti bëjë të ndiejnë ato fluturat në stomak.

Iva zbuloi gjithashtu se personi që i ka rrëmbyer zemrën është gjerman dhe se tashmë e njohin të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj.

Gazetarja nuk ka dashur të zbulojë më tepër duke thënë se ndoshta në një emision tjetër do të vijë së bashku me të dhe do të flasin më gjatë për historinë e tyre të dashurisë.

Iva e ka përmendur edhe pak më herët në një foto ku shfaqet me fustan nusërie faktin që ekziston dikush në jetën e saj, ndërsa sot ka ndarë më shumë detaje nga lidhja e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=UIytzRI-o4s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UIytzRI-o4s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6iEXDrhYIr/