Home ShowBiz Këngë për shqiptarët larg familjes, këngëtari emocionon me mesazhin dhe vargjet
Këngë për shqiptarët larg familjes, këngëtari emocionon me mesazhin dhe vargjet
0

Këngë për shqiptarët larg familjes, këngëtari emocionon me mesazhin dhe vargjet

0
0

Këngëtari Olsi Xhone ka publikuar një këngë patriotike me motive popullore.

“Për shqiptarët anë e mbanë” është kënga që falë ritmeve të veçanta do t’ju bëjë të kërceni dhe të dashuroheni menjëherë me të, sidomos nëse jeni adhurues të muzikës popullore.

Kënga është një himn për shqiptarët kudo nëpër botë dhe këngëtari përcjell përmes saj temën e emigracionit dhe vuajtjen e largimit nga familja dhe të afërmit për një jetë më të mirë.

Këngëtari shpreh përmes notave dhe vargjeve të këngës mallin për vendlindjen dhe dëshirën për t’u rikthyer aty ku kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij.

Kënga është publikuar disa ditë më parë dhe deri tani është pëlqyer nga fansat e këngëtarit.

“Për shqiptarët anë e mbanë”, shoqërohet edhe nga një videoklip që thekson edhe më shumë motivet patriotike të këngës.

Një grup vajzash me kostume popullore, shoqërojnë këngëtarin duke kërcyer valle gjatë gjithë kohës.

https://www.youtube.com/watch?v=gqaukslSo3w

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gqaukslSo3w